Taksat, në janar-qershor u arkëtuan 8.6 miliard lekë më pak se plani

Arkëtimi i parave edhe përgjatë qershorit nuk qenë pozitiv. Ministria e Financave ka publikuar treguesit ku bie ne sy fakti se janë arkëtuar 8.6 miliard lekë më pak.Tatimet dhe doganat vijojnë të kenë treguesit më negativ.Po ashtu edhe TVSH është një zë që ka sjellë më pak para në buxhet.Buxheti i shtetit shqiptar për gjashtë mujorin e parë të këtij ka mbledhur rreth 8.6 miliardë lekë më pak ose -4.5 % më pak se plani.Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskal në bazë të të cilave konstatohet se mosrealizimin më të madh e kanë shënuar tatimet dhe doganat duke sjellë 13.4 miliard lekë më pak edhe pse pritshëmritë ishin të mëdha.Po ashtu edhe në mbledhjen e akcizës është shënuar një mosrealim i ndjeshëm i planit duke bërë që në arkën e shtetit të mblidhen 5.6 miliardë lekë më pak.Rënia e të ardhurave nga akciza është justifikuar me rënien e importit të mallrave të akcizës e ndikuar kjo nga rënia e konsumit në vend.Tatimi mbi të ardhurat personale, një taksë që synonte të mblidhte më shumë të ardhurave edhe si pasojë e rritjes së saj në fillim të 2015, ka sjellë 4 miliard lekë më pak në buxhet e lidhur kjo me rënien e interesit të depozitave por edhe me transferimin e fitimit të kompanive.Treguesit fiskal për 6 mujorin e parë të 2015 tregojnë se edhe taksat nacionale dhe ato lokale gjithashtu kanë një mosrealizim të konsiderueshëm me planin fillestar.Totali i të ardhurave për periudhën janar-qershor është 182.97 miliard lekë.Mos realizimi i palnit për këtë 6 mujor ngre një sërë pikpyetjesh për rritjen ekonomike në vend, ndërkohë që përforcohet edhe më shumë mundësia e rishikimit të buxhetit.PLANIFIKIMI               TOTALI I TË ARDHURAVE 191,630  LEKËREALIZIMI                     182.97 MILIARD LEKË , 8.65 MILIARD LEKË MË PAKTATIMET DHE DOGANAT 133,866 120,445,    13 MILIARD MË PAK