Bien sigurimet e jetës, në 6 muajt e parë të 2015-ës ulen me 12%
Shqiptarët vijojnë që ti kushtojnë gjithmonë e më pak vëmendje sigurimit të jetës.Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti sigurimet e jetës kanë pësuar një rënie me 12%, ndërsa numri i kontratave është rritur me vetëm 4.4%.Ndërkohë që pëson rritje të ndjeshme sigurimi i jo-jetës.Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti sigurimi i jetës ka pësuar një rënie me reth 12 %.Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se interesi i qytetarëve shqiptarë për të siguruar jetën ka qenë më i ulet.Sipas të dhënave shuma për sigurimin e jetës në këtë 6 mujor është 477 milionë lekë nga 541 milionë lekë që ka qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë që Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës ka shënuar një rritje në masën 25.08% krahasuar me periudhën janar - qershor 2014.Por një e dhënë pozitive në këtë raport është fakti se kompanitë e sigurimeve kanë rritur ndjeshëm nivelin e pagesës së dëmeve të shkaktuara.Niveli i ulët i sigurimit të jetës në Shqipëri lidhet me pamundësinë ekonomike, por edhe me kulturën e pagesës.Ndërkohë që rritja e sigurimit të jo-jetës është në pjesën më të madhe një detyrim.