Policia blindon "Elbasan Arenën" për sfidën e Skënderbeut me Milsamin
Incidenti në ndeshjen Kukësi-Legia e Varshavës ka përforcuar vëmendjen e bluve në parandalimin e përsëritjes së rasteve të tilla.Kështu policia e Elbasanit ka marrë masa të ashpra për mbarëvajtjen e ndeshjes Skëndërbeu–Milsami e Moldavisë që do të luhet në orën 20:45 të5 gushtit në stadiumin “Elbasan Arena”.Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 64 punonjës policie nga FNSH-ja (forcat e nderhyrjes se shpejte), 30 punonjës policie, nga Sektori qarkullimit rrugor, 136 punonjës policie nga Seksioni Rendit, 56 punonjës policie nga Seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve, si dhe 50 punonjës policie nga Drejtoritë e tjera.Nuk do te lejohen marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë.Sipas njoftimit për media,do të bllokohet edhe qarkullimi i mjeteve në disa segmente, konkretisht:1-Do të bllokohet shëtitorja nga Stadiumi deri tek 1 maji2-Nga Bashkia deri në dalje të Unazës3- Nuk do të lejohen parkimet ne sheshin përpara Pallatit Sportit4-Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikes5-Nuk do të lejohet parakimi I automjeteve para stadiumit.Ndërkohë policia njofton se hyrja e sportëdashësve do të jetë 2 orë para ndeshjes. me qellim shmangien e radhëve në hyrje për në Stadium.Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë të lutur të mos kenë me vete:a) sende të fortab) shishe (të cfarëdolloji)c) fishekzjarreNë të kundert nuk do të lejohen në hyrje të stadiumit. Po kështu të gjitha lokalet në afërsi të Stadiumit nga ora 18 dhe deri në përfundim të ndeshjes të marrin masa për tu mbyllur.