Zjarr në ullishte, vdes 62-vjeçari. U asfiksua në tentativë për të shuar flakët

Zjarret që kanë përshirë disa zona në vend kanë shënuar edhe viktimën e parë në Sarandë.Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Pllakoti" në fshatin Markat të Sarandës rreth ores 15:00, ku një sipërfaqe 50 ha me pyll e ullishte është përfshirë nga flakët, ndërsa viktima është Pellumb Shehu, 62-vjec, baba i dy femijeve.Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se dyshohet se viktima éshté djegur nga asfiksimi i tymit dhe i flakéve ndérkohé qé ka tentuar té fiké zjarrin né ullishten e tij, mirépo nuk u ka shpétuar dot flakéve pasi jané pérhapur me shpejtési.Vetë, shefi i zjarrfikëses në Sarandë, Mustafa Golemi, thotë se personi që ka humbur jetën dyshohet se është dhe autori i zjarrvënies.Ndërkohë janë dashur rreth dy orë punë nga shërbimet zjarrëfikëse dhe banorët e fshatit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.Nga ana e policisë vijojnë hetimet pér sqarimin e shkaqeve né lidhje me kété ngjarje.