Auditmi i financave të partive, plotësohet trupa e audituesve në kohën limit
KQZ sot ne diten e skadimit te afatit per paraqitjen e audItuesve qe do te kryejne auditimin e financave te partive per vitin 2014 dhe te fushateS se 21 qershorit, nuk preferoi te beje asnje deklarate nese ky proçes eshte permbyllur ose jo, por Ora News permes burimeve konfidenciale konfirmoi se trupa e nevojshme audituese eshte plotesuar. Nderkohe ne rradhet e eksperteve shtohen zerat per nje proçes fiktiv dhe teatral.Sot ne diten e fundit te vendosur nga KQZ per regjistrimin e audituesve qe do te auditojne financat e partive politike dhe te fushates zgjedhore, burime te Ora News konfirmojne se numri i nevojshem prej mbi 20 auditues eshte plotesuar.KQZ i cili u beri thirrje pak dite me pare audituesve te paraqiteshin ne kete proçes dhe shtyu afatin deri me 3 gusht, sot nuk preferoi te leshoje asnje deklarate mbi kete çështje.Por për të mberritur deri tek faza përmbyllëse, e më tej tek data 10 gusht për hedhjen e shortit dhe zgjedhjen e audituesve, ky proçes është atakuar fort nga perfaqesues te shoqerise civile te angazhuar ne vezhgimin dhe monitorimin e proçeseve zgjedhore.Open Data Albania dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kritikuan ashpër mënyrën e proçedimit për zgjedhjen e audituesve por edhe zvarritjen e proçesit, duke hedhur dyshime te forta per nje proçes jo transparent dhe jo efikas.Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, në një intervistë telefonike për Ora News, shkon edhe më tej kur thote se KQZ nuk e ka tagrin ligjor për ti ofruar publikut një proçes transparent.Kristaq Kume: “KQZ e ka shumë të vështirë për të realizuar cilësinë e këtij auditimi edhe prej faktit që në kodin zgjedhor thuhet se janë subjektet politike ato që duhet të deklarojnë se çfarë shpenzimesh kanë bërë dhe nga i kanë gjetur paratë.