20 vjet pa ujë të pijshëm, banorët e Otllakës: Edhe kur vjen është i ndotur
Rreth 300 familje në Otllakë të Beratit, ndonëse prej 20 vitesh u premtohet për furnizim me ujë të pijshëm, ende nuk e kanë pasur këtë mundësi. Sipas tyre, uji edhe ato pak minuta që vjen është i ndotur dhe i pakonsumueshëm.Banorët e fshatit Otllak, në komunën me të njëjtin emër dhe pse vetëm pak kilometra larg qytetit të Beratit, prej vitesh vuajnë pasojën e mungesës së ujit të pijshëm në banesat e tyre.Rrjeti i ujësjellësit që ka ekzistuar prej vitesh në këtë zonë dhe në momentet kur furnizon me ujë fshatin në ato pak minuta, sipas banorëve është i pakonsumueshëm nga ndotja."Uji që vjen me orar të reduktuar në çezmat tona nuk mund të përdoret për asgjë, pasi është tepër i ndotur dhe nevojat e shumta për ujë nuk mund ti plotësojmë duke blerë ujë nga botet, pasi nuk i kemi mundësitë", thonë banorët.