Gjendet sportisti i zhdukur. Andi Gusmari u vetëparaqit në rajonin e policisë

Sportisti para-olimpik Andi Gusmari, i cili rezultonte i zhdukur që nga data 31 Korrik, është vetë paraqitur përpara autoriteteve amerikane.44 vjeçari i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar që morri pjesë në lojërat olimpike për sportistë me aftësi të kufizuara, u paraqit në stacionin e policisë në Hayward, një qytet në afërsi të San Franciscos, pasi policia amerikane ish vendosur në kërkim të tij që në momentin kur drejtuesit e delegacionit shqiptar kërkuan ndihmën e forcave blu të Los Anxhelesit për të kuptuar se ku ndodhej sportisti kuqezi.Policia ka deklaruar se Gusmari nuk komunikon në gjuhën angleze dhe ende nuk dihet se si ka mbërritur deri në Hayward, ku distanca me Los Angelesin, pikerisht vendin ku u shpall i zhdukur, është rreth 500 km.