Fasada e Empire State Building në Nju Jork me kafshë në rrezik zhdukjeje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2015, 15:52
Ndërtesa Empire State në Nju Jork priti të ftuar të rinj mbrëmjen e së shtunës teksa imazhet e kafshëve në rrezik zhdukje u shfaqën nëpër fasadë. Ndërtesa unike,një ndër strukturat më të njohura në botë kishte si qëllim të ndizte biseda për zhdukjen në masë.Në ekran u shfaqën foto të leopardëve , tigrave dhe krijesave të tjera të detit duke përfshirë dhe një imazh 106 m të luanit të vrarë këtë muaj në Zimbabwe.Gjithsej u paraqitën 160 specie përfshirë gjitarë e detit, insekte, madje dhe hijen e King Kong duke u ngjitur në ndërtesë. Sipas New York Times ky projekt kushtoi 1 milionë dollarë