Misteri i eshtrave në xhami, Myftiu: I përkasin xhamisë me të vjetër në qytet
Zbardhet misteri i eshtrave të zbuluara gjatë punimeve për rikonstruksionin e sheshit të xhamisë së Iljaz bej Mirahorit në Korçë. Myftiu i Korçës, Haxhi Qazim Muçi, thotë se vendi ku u zbuluan eshtrat ka qenë varreza më e hershme e qytetit, e cila u tjetërsua në kohën e monizmit.Eshtrat e zbuluara gjate punimeve per rikonstruksionin e oborrit te xhamise së Iljaz bej Mirahorit, mendohet se i perkasin varrezes me te hershme te qytetit te Korçës.Që pas ndërtimit të kësaj xhamie rreth 5 shekuj më parë, pranë saj jane vendosur edhe varrezat.Myftiu i Korçes, Haxhi Qazim Muçi: “Kanë qenë varrezat e parë të myslimanëve, kanë shkuar në Shën Triadhë, nga Shën Triadha kanë shkuar ku janë sot. Kudo që të gërmosh, ka varreza, sidomos afër xhamive”.Edhe pse zbulimi i eshtrave te ndryshme ka ngjallur interes ne qytetin e Korçës, asnjë reagim nuk ka patur për ndonje verifikim të mundshem lidhur me vjetërsinë e këtyre kockave njerëzore.Ylber Merdani, qytetar i vjeter korçar: “Duhet të interesoheshin njerëzit e tyre të afërt, ata po. Ku dihet se të kujt janë ato, kanë kaluar vite, të thashë mbi një shekull që janë aty. Në atë u bënë edhe strehime në kohën e diktaturës”.Nga ana e saj, policia e Korçës ndonëse ka marrë një njoftim per gjetjen e nje grumbulli eshtrash, nuk ka patur ndonjë kërkesë institucionale për ekspertizë.Zëdhënësja e policisë rajonale te Korçës sqaroi se kur është marrë njoftimi, një patrullë ka shkuar ne vend per te verifikuar gjendjen, por ne ate kohe eshtrat ishin mbuluar nga mjetet e rënda dhe punëtorët në një gropë të përbashkët.Një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe disa vjet më parë ne qytetin e Korçës, por ishte kisha ortodokse që pretendoi se eshtrat e zbuluara në territorin e një shkolle i përkisnin klerikëve të saj.