Thaçi goditet me shishe nga veteranët e UÇK-së

Veteranët e Ushtrisë Clirimtare të UCK e kanë gjuajtur me shishe uji zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ishte duke shkuar në Qeveri.Me thirrjet "hajdut" kundër ministrit të Jashtëm të vendit veteranët e UCK e qëlluan me shishe uji që mbanin në duar.Reagimi erdhi pas raportimeve në media se Thaçi ka bindur deputetët e PDK-së që të votojnë Gjykatën Speciale dhe kjo i ka lënë të pakënaqur veteranët e UÇK-së.Ndërkaq edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lënë seancën e Kuvendit dhe ndodhet në selinë e qeverisë.Mësohet se qeveria po përgatit dy projektligjet që pritet ti dërgojë sot në seancën e jashtëzakonshme.veteranet e uck Hashim Thaci veteranet e uck Hashim Thaci 11/Oranews.tv/