Kundër ISIS, 18 sulme ajrore në Irak, 6 në Siri vetëm në fundjavë
Ushtria amerikane ka publikuar një video, në të cilën shfaqen sulmet ajrore të kolicionit ndërkombëtar kundër bazave të shtetit silamik në Irak.Në një deklaratë për mediat, ushtria i ka cilësuar të sukseshme operacionet, falë edhe bashkëpunimit me qeverinë e Irakut, duke dhënë detaje mbi objektivat e shkatërruara në afërsi të zonës Makhmur.Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aletatët e tyre në koalicion kanë kryer 18 sulme ajrore kundër shtetit islamik në Irak dhe 6 në Siri ditën e shtunë.Sulmet goditën militantët e Shtetit Islamik në qytete të ndryshme të Irakut, përfshirë 4 të kryera në afërsi të Mosulit dhe Ramadit.Sipas deklataës së ushtrisë amerikane, gjashtë sulme ajrore u kryen në Siri, përfshirë katër pranë qytetit të Kobanit në kufirin me Turqinë./Oranews.tv/