Lidhjet e paligjshme të energjisë, vetëm në një javë 4 mijë kontrolle
Me dhjetra subjekte private dhe familjare, janë ndëshkuar me ndërprerje të energjisë elektrike, arrestime dhe ndjekje penale.Në një njoftim për mediat, policia e shtetit saktëson se janë kryer mbi 4000 kontrolle të përbashkëta Polici-OSSHE dhe se brenda një jave janë evidentuar me dhjetra raste të vjedhjes së energjisë elektrike.Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 40 autorë.Nga këta, 9 persona janë arrestuar në flagrancë , me akuzen e vjedhjes të energjisë elektrike. Policia shpalli ne kërkim 17 persona, si dhe nisi procedurat oper ndjekje ne gjendje të lirë per 14 persona.Brenda nje jave u ndërprenë 1.291 lidhje të abonentëve debitorë dhe mbi 40 lidhje të paligjshme.Policia informoi se gjithashu janë kontrolluar 68 kabina elektrike dhe abonentët që furnizoheshein nemenyre te paligjshme n nga këto kabina.Prej me shume se nje viti Policia dhe OSSHEE jane perfshire ne aksione masive per prejren e lidhjeve te paligjshme te energjise. Gjykata ka dhene denime per 218 persona me 3 deri ne 6 muaj burg.