Skandal me Lotarinë kombëtare të Serbisë, dyshime për korrupsion
Kreu i llotarisë kombëtare të Serbisë dha dorëheqjen pasi gjatë hedhjes së shortit në një prej televizioneve vendase, numri fitues i lotarisë nuk korrespondonte me numrat që dilnin nga makineria.Ngjarja ka ngritur dyshime të forta dhe ka zemëruar serbët e varfër, të cilët kanë dekada që luajnë loto, me shpresën se një ditë do të fitojnë një shumë të madhe parash.Shorti televiziv dominoi faqet e para të gazetave vendase, duke zhgënjyer të gjithë qytetarët serbë që kishin menduar se lotaria kombëtare nuk ishte e përfshirë nga korrupsioni, fenomen që dominon në shumë sektorë të vendit.Mediat serbe shkruajne së mbi 90 përqind e shortit ka qenë një farsë. Prokurorët kanë nisur hetimet për shortin e të martës, teksa katër përfaqësues të lotarisë iu nënshtruan testit të së vërtetës. Skandali ka tronditur edhe politikën. Kryeministri serb Aleksander Vuçiç në një konferencë shtypi u shpreh: "Nëse ka pasur ndonjë aktivitet kriminal, këta njerëz do të përballen me ligjin. Rruga për në burg është shumë e shkurtër".Shumë serbë, përfshirë pensionistë dhe të papunë u tmerruan ditë e shortit të lotarisë kur në ekran nga makineria doli numri 27, por në grafik shkruhej 21.Kompania e lotarisë, e cila është shtetërore, tha se ka qenë thjesht një gabim teknik, duke deklaruar se shorti është i vlefshëm.Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç tha se policia kishte konfiskuar pajisjet e lotarisë.