Boçi: Gati "fshesa" në arsim, Rama kërkon bindjet politike të mësuesve

Përmes deputetit Luçiano Boçi, PD denoncoi "spastrimin e ri në shkolla" përmes një emaili që u është shpërndarë nga Drejtoria Rajonale e Tiranës drejtorëve të të paktën 76 shkollave të kryeqytetit. Ai akuzoi kryeministrin rama se në këtë mënyrë po kërkon të kapë çdo segment të arsimit, për ta mbushur me militantë.Luçiano Boçi : "Ky email që po ju tregojmë në ekran u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike. Me 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhëri, bindjen politike për secilin."Sipas tij, kjo është një goditje fatale që u bëhet shkollave, duke larguar mësues me përvojë dhe zëvendësimin me militantë.Luçiano Boçi :"Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij. Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste".Deputeti demokrat, paralajmëroi qeverinë, se do të mbajë përgjegjësi për dëmin që po u shkakton fëmijëve në edukimin e tyre.[caption id="attachment_556328" align="alignnone" width="640"]Faksimile e e-mailit derguar per te gjitha shkollat e Tiranes Ne foto: Email-i i denoncuar nga PD[/caption]/Oranews.tv/