Bursa e Athinës hapet me rënie të fortë, u mbajt e mbyllur 5 javë

Bursa greke ka rënë ditën e rihapjes së saj pas 5 javësh mbyllje. Indeksi kryesor i bursës së Athinës, Athex, ka rënë me 22,87% , teksa rënien më të lartë e patën katër huadhënësit e vendit si  Piraeus Bank, Banka Kombëtare, Alpha Bank dhe Eurobank  me 30 përqind, maksimumi i lejuar. Bankat përbëjnë rreth një të pestën e indeksit.Bursa u  mbyll pak para se athina të vendoste kapitalin e kontolluar në kulmin e krizës së borxhit, teksa tregtarët parashikuan humbje të mëdha si rezultat i mbylljes së bursës. Të dhënat e publikuara të hënën treguan se prodhimi grek ka rënë në nivelin me të ulët të regjistruar ndonjëherë për muajin korrik.Mbyllja tre javore e bankave shkaktoi një kaos në porisitë e reja dhe probleme serioze me furnizimin. Indeksi i menaxhimit të blerjeve për prodhim, i cili përbën rreth një të dhjetën e ekonomisë, ra në 30.2 pikë, niveli më i ulët që prej vitit 1999.Edhe pse Greqia arriti marrëveshjen e ndihmës me kreditorët e saj muajin e kaluar, partitë politike në athinë ende po mendojnë mbi kushtet e paktit. Debate jashtë, por edhe brenda partisë siriza sipas shumë analistëve mund të cojë  kryeministrin Aleksis Tsipras të thërasë zgjedhje të parakohshme.Komisioni Evropian pret që Greqia të shkojë përsëri në recesion këtë vit, me kontraktimin e ekonomisë mes  2% dhe 4%. Ekonomia greke ka qenë në recesion për gjashtë vjet deri në vitin 2014.