Përfshihet nga flakët parku kombëtar i Jabllanicës
Parku Kombëtar i Shebenik - Jabllanicës në Librazhd është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natës dhe mendohet se deri më tani janë djegur disa hektarë sipërfaqe me bredha.Burime policore konfirmojnë se zjarri ka rënë më konkretisht në zonën e Qarrishtes, terren mjaft i vështirë për t'u arritur nga zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.Siç bëjnë të ditur burimet, aktualisht në zonën ku ka rënë zjarri janë 2 makina zjarrëfikëse dhe disa të tjera janë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.Policia ka nisur të hetojë shkaqet e rënies së zjarrit dhe një nga pistat është ajo e zjarrit të qëllimshëm dhe për këtë arsye, uniformat blu po mbledhin të gjitha provat e nevojshme për të identifikuar autorin dhe shkakun e vendosjes së tij.