Kerry në Kajro: Egjipti faktor stabiliteti në rajonin e Lindjes së Mesme

Në përpjekjet për të rikthyer përmirësimin e marrëdhënieve me Egjiptin sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerry ka deklaruar në Kajro se ky shtet mbetet vital për stabilitetin në Lindjen e Mesme.Kerry tha se SHBA dhe Europa po i kthehen marrëdhënieve me Egjiptin në një "bazë më të fortë". Kjo vizitë e Kerryt vjen në një kohë kur Egjipti po përballet me rritjen e kërcënimit nga terrorizmi në gadishullin Sinai."Egjipti prej kohësh ka luajtur një rol shumë të rendësishëm në rajon dhe marrëdhëniet botërore. Ne kemi besim tek Egjipti dhe është e rëndësishme të fillojmë rindërtimin e elemetëve të marrëdhënieve tona bazuar në këtë dialog strategjik." Ka dekalruar Kerry per gazetarët.Kerry u takua me minsitrin e jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry, një takim që erdhi në ditën kur Shtetet e Bashkuara i dërguan Egjiptit tetë aeroplanë luftarakë të tipit F-16.Në përpjekjen për të garantuar aleatët e SHBA se marrëveshja me Iranin e bën më të sigurt rajonin Kerry tha: "Nuk mund të ketë asnjë mëdyshje nëse marrëveshja zbatohet në tërësi, do ta bëjë Egjiptin dhe shtetet e tjera të këtij rajoni më të sigurta.Sekretari amerikan i shtetit tha se Egjipti dhe SHBA-të e "pranojnë se Irani është i angazhuar në aktivitete destabilizuese në rajon prandaj është e rëndësishme që të sigurohemi që programi bërthamor i Iranit të vazhdojë të jetë paqësor "Nëse Irani është destabilizues, është shumë më mirë që të kemi një Iran që nuk ka armë bërthamore sesa një Iran që posedon armë të tilla", tha Kerry.Zoti Kerry po vazhdon një turne në pesë vende të Azisë Lindore dhe Juglindore.