Makina në flakë në autostradën Tiranë- Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2015, 09:49
Një automjet u përfshi nga flakët mëngjesin e 3 gushtit 2015 në autostradën Tiranë-Durrës.Automjeti tip "Fiat Punto" me targë TR 69 55 U mori flakë në rrethana ende të paqarta.Ekspertët e policisë që mbërritën në vendngjarje bëjnë të ditur se dyshimet e para flasin për një defekt që mund të ketë shkaktuar më pas përfshirjen në flakë të mjetit.Burimet e policisë bëjnë të ditur se automjeti është në pronësi të një shtetasi me inicialet H.M. Si pasojë e kësaj ngjarjeje u shkaktua trafik në kilometrin e gjashtë të autostradës.
/Oranews.tv/