Mijëra izraelitë në protestë kundër dhunës në paradën gay

Mijëra izraelitë kanë dalë në protestë kundër dhunës që u ushtrua ndaj pjesëmarrësve në paradën e homoseksualëvë nga një ultras-ortodoks hebre.Protestat erdhën pasi një prej 6 personave të plagosur, një vajzë 16 vjeçe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve që mori.16-vjeçarja Shira Banki ishte dërguar në qendrën spitalore me plagë të rënda, por doktorët e patën të pamundur që ta shpëtojnë. Ndërsa pesë personat e tjerë mësohet se kanë marrë lëndime më të lehta.Sulmuesi Yishai Schlissel një hebre ultra-ortdoks u arrestua në vendin e ngjarjes.Në vendin ku u vra adoleshentja qytetarë të shumtë u mblodhën duke vendosur lule dhe ndezur qirinj.Protesta të mëdha u mbajtën në Jerusalem dhe Tel Aviv, ku iu bë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për të çrrënjosur homofobinë, në të kundërt pasojat për shoqërinë izraelite do të ishin të tmerrshme.Reagime të ashpra kanë ardhur nga autoritetet e larta izraelite.Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin deklaroi:" Flakët janë përhapur në të gjithë vendin tonë, flakët e dhunës, flaket e urrejtjes , flakët e besimeve të rreme e të shtrembëruara. Flakë që lejojnë gjakderdhjen në emër të Biblës, në emër të ligjit hebre, në emër të moralit, në emër të dashurisë për Izraelin ".Ai tha se ndjenja e urrejtjes po infekton elementë ekstremistë.Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur përkushtim për "zero tolerancë" për krimet e urrejtjes. Reagimet vijnë pasi një ekstremist i dyshuar hebre e ka vrarë një fëmijë palestinez duke i vënë flakën banesës ndërsa sulmoi me thikë 6 pjesëmarrësit në një manifestim të homoseksualëve."Ne jemi të përkushtuar që në mënyrë agresive ta luftojmë fenomenin e urrejtjes, fanatizmin, dhe terrorizmin nga secila anë", tha Netanyahu në mbledhjen e qeverisë.Ndërkaq autori i krimit tashmë në pranga sapo kishte përfunduar një dënim prej 10 vitesh burgim, pas një sulmi të ngjashëm pikërisht në një paradë homoseksualësh.2AF812D400000578-3183032-Yishai_Shlissel_brandishing_a_knife_runs_towards_one_of_the_peop-a-14_1438535612175 2B0BC2F300000578-3183032-image-a-13_14385355738292B06441D00000578-3182254-image-a-15_1438454700797 2B0D09FD00000578-3183032-image-a-5_1438543788502 2B0D09B900000578-3183032-image-a-2_1438543738252 2B0D0ADA00000578-3183032-image-a-1_1438543650235