Siguria në plazhe, kullat e vrojtimit janë por pa roje bregdetare

Ne Vlorë ne kullat e vrojtimit mungojne rojet bregdetare edhe pse numri i pushuesve ne plazhe gati është katërfishuar.Shqetësimi ngrihet pas konstatimit tragjik për tre të mbytur në plazhet e jugut, brenda 24 orëve.Sipas pushuesve, shqetësimi eshte i përhershëm dhe asnjëherë nuk ka njohur zgjidhje .Te pyetur sa të sigurt ndihen kur futen në det, thone se rojet bregdetare janë luks vetëm i plazheve private, ne ato publike siguria mungon.Pushuesit pohojnë se duhet me shumë pune per të sjelle standarde në turizëm, ndërsa duhet parë me prioritet mirembajtja e plazheve, pastrimi dhe sherbimi shendetesor./Oranews.tv/