Zhduket pa gjurmë atleti shqiptar me aftësi të kufizuara, merrte pjesë në botëror
Një atlet shqiptar paraolimpik, me aftësi të kufizuara është shpallur i zhdukur në Los Anxhelos të Kalifornisë, që prej ditës së shtunë.Andi Gusmari 44 vjeç, gjendej në Kampusin Universitar të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ku po zhvillohej edhe Botërori i Lojravve Olimpike për njerëzit me aftësi të kufizuara.Në njoftimin e policisë së Los Anxhelosit jepen edhe përshkrimet për gjithë ata që mund të kenë dijeni për atletin shqiptar, ku ndër të tjera thuhet se është parë për herë të fundit rreth prës 20:30 me orën lokale të së shtunës në ambientet e Universitetit të Kalifornisë Jugore dhe mbante veshur një bluzë të kuqe, pantallona dhe këpucë të zeza.Gusmari po merrte pjesë në një event në Kaliforni dhe mëgjithëse nën shoqërinë e trajnerëvë dhe delegacionit shqiptar ka humbur gjurmët ditën e shtunë.Megjithë kontrollet e ushtruara nga policia në kampusin dhe zonën përreth nuk është mundur të gjendet ende asnjë gjurmë e atletit 44 vjeçar.Ndërkohë policia e Los Anxhelosit ka vënë në dispozicon edhe numra e kontakti për ata që kanë dijeni.