Pushuesit e Shëngjinit e Tales “pushtojnë” superstradën Lezhë-Milot, radhë të gjata

Fundjava solli dyndje të pushuesve drejt zonave turistike të Lezhës e për pasoje edhe një trafik të rënduar në akset rrugore që përshkojnë këtë qark.Situata më problematike ka qenë në orët e pasdites, kryesisht në kryqëzimet e rrugëve që lidh plazhet e Tales dhe Shëngjinit me superstraden.Që prej orës 18:00 kur nis edhe dalja e pushuesve nga plazhet, levizja e mjeteve në superstradë nga Balldreni në Milot është bllokuar disa here për shkak të fluksit të lartë të mjeteve i cili vijon ende.Përgjatë gjithë segmentit kishte përqëndrim të rrugorëve për të patur rrjedhshmeri të qarkullimit.Lëvizja e mjeteve u devijua drejt rreth rrethrrotullimit, ndërsa devijim të levizjes pati edhe nga rruga e Shëngjinit drejt fshatit Ishull e më pas në supërstradë.Vetëm në rrugën e Shëngjinit ishin të vendosura 6 patrulla policie që monitoruan gjatë gjithe fluksit qarkullimin drejt superstrades.Për të shmangur trafikun e rënduar edhe superstrada Lezhe-Milot u monitorua nga 8 patrulla të policisë rrugore.Kjo situatë përsëritet çdo fundjave në akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit të Lezhës për shkak të dyndjes së madhe të pushuesve.Drejtuesit e mjeteve këshillohen që në fundjavë të shmangin lëvizjen nga zonat turistike prej ores 8:00 deri në 11:00 paradite si dhe nga ora 18:00 deri në 21:00 gjatë pasdites.[caption id="attachment_556110" align="alignnone" width="611"]1 Ne foto: Radha e automjeteve ne superstraden Milot-Lezhe gjate pasdites[/caption][caption id="attachment_556125" align="alignnone" width="611"]trafiku Ne foto: Radha e automjeteve ne superstraden Milot-Lezhe gjate mbremjes[/caption]