Nga nesër aksion masiv për pastrimin e mbeturinave, Veliaj: Luftë zhulit

E konsideruar si një nga emergjencat e punës së tij në krye të Bashkisë së kryqytetit, Erion Veliaj njoftoi pasditen e sotme ndërmarrjen e një aksioni masiv për pastrimin e Tiranës.Veliaj tha se puna do startojë mëngjesin e së hënës.Veliaj: "Dua t`ju ftoj të gjithëve nesër në orën 6 e gjysmë të mëngjesit, do të fillojmë një aksion masiv për pastrimin e qytetit. Është ndoshta emergjenca më e madhe që doli edhe në fushatën nga qytetarët dhe nesër i shpallim luftë zhulit në Tiranë dhe siç shkohet në luftë me ushtri, e gjithë ushtria e pastruesve të qytetit do paraqitet për të filluar këtë betejë nesër në sheshin “Nënë Tereza” dhe do doja shumë që t`ju ftoja të monitoroni këtë proces dhe të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat".Deklaratat Kryebashkiaku i bëri gjatë inspektimit të rikonstruksionit të Monumentit të Pavarësisë, ku deklaroi se do të ndiqet penalisht kushdo që dëmton, apo vjedh veprat publike dhe Monumentet kulturore.