Plazhi i Tales, gjithnjë e më shumë destinacion për pushuesit kosovarë

Fundjava që përkon dhe me fillimin e muajit, ka sjellë dyndje të pushuesve drejt bregdetit të Tales në Lezhë.Pastërtia e ujit dhe rërës, qetesia, hapësirat publike të palimituara si dhe shërbimet e ofruara nga pushteti vendor e kanë kthyer këtë zonë në një nga atraksionet më të rëndësishme turistë të kësaj vere.Të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit tonë, por kryesisht edhe nga Kosova, pushuesit e cilësojnë plazhin e Tales si vendin ideal për të kaluar pushimet verore.Plazhi i Tales në Lezhë ka marrë një zhvillim të madh, duke bërë që numri i pushuesve të njohë rritje nga viti në vit.Një faktor tejet i rëndësishëm që ka ndikuar në tërheqjen e pushuesve janë edhe çmimet tejet të favorshme që të ofrohen nga bizneset e kësaj zone./Oranews.tv/