Emigrantët presin me orë të tëra për tu nisur drejt Shqipërisë
Fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet ka bërë që tragetet të nisen nga Italia me disa orë vonesë. Vetëm gjatë fundjavës në Durrës kanë mbërritur mbi 13 mijë shtetas shqiptarë.Mbi 13 mije shtetas dhe e 5400 automjete kanë mbërritur këtë fundjavë në portin e Durrësit me 7 tragete.Për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve tragetet janë nisur me katër ore vonesë nga porti i Barit, duke u ankoruar rreth ores 11:00 në portin detar të Durresit. Pasagjerët ankohen për vonesat në nisjen e trageteve si pasojë e fluksit .Pjesa më e madhe e udhëtarëve tregojnë se kanë ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet verore.Për të përballuar fluksin e lartë në rritje të pasagjerëve policia e kufirit po punon me kapacitet të plotë. Në dispozicion të pasagjerëve e automjeteve janë vendosur 40 sportele në të cilat kryhen procedurat e kontrollit të dokumentacioneve e bagazheve.Përgjatë 48 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë nëpërmjet portit të Durrësit afri 13 mijë pasagerë e 5400 automjete[caption id="attachment_556044" align="alignnone" width="642"]
Fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri[/caption][caption id="attachment_556045" align="alignnone" width="639"]
Fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri[/caption][caption id="attachment_556046" align="alignnone" width="640"]
Fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri[/caption][caption id="attachment_556043" align="alignnone" width="639"]
Fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri[/caption] /Oranews.tv/