Protesta në Jeruzalem dhe Tel Aviv pas dhunës në gay pride

Mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në demonstrata anembanë vendit, dy ditë pasi një ultra-ortodoks hebre goditi me thikë 6 persona në paradën e homoseskualëve.Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Protesta të mëdha u mbajtën në Jeruzalem dhe Tel Aviv, ku iu bë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për të çrrënjosur homofobinë, në të kundërt pasojat për shoqërinë izraelite do të ishin të tmerrshme.I dyshuari i këtij akti, i cili plagosi 6 vetë në paradën e së enjtes me rreth 5 mijë persona, sapo kishte përfunduar një dënim prej 10 vitesh burgim, pas një sulmi të ngjashëm pikërisht në një paradë homoseksualësh.Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin foli në lidhje me këtë ngjarje, duke deklaruar:" Flakët janë përhapur në të gjithë vendin tonë, flakët e dhunës, flaket e urrejtes , flakët e besimeve të rreme e të shtrembëruara. Flakë që lejojnë gjakderdhjen në emër të biblës, në emër të ligjit hebre, në emër të moralit, në emër të dashurisë për Izraelin "Rivlin u shpreh gjthashtu se ndjenja e urrejtjes po infekton elementë ekstremistë në shoqërinë izraelite"Vala e gjakut për fat të keq nuk u ndal vetëm me kaq. Terroristë hebrenj dogjën banesën e familjes palestineze daëabesh duke vrarë një foshnje dhe duke plagosur seriozisht një tjetër fëmijë 4 vjeçar, ndërsa dy prindërit në momentet që po flasim po luftojnë me vdekjen. I kam vizituar në spital, isha i heshtur dhe i turpëruar nga vala e tmerrshme e urrejtes së disa njerzëve"Presidenti iu referua ngjarjes së të premtes ku një grup ekstremist hebre vrau një foshnje dhe plagosi 3 persona të tjerë, Ravlin e përkufizoi këtë ngjarje si një akt te pastër terrorist.Banesa e sulmuar në Duma kishte dritaret e shkatërruara nga bombat që terrosistët hodhën brenda në shtëpi teksa familja daëabesh ndodhej në gjumë, në mure kishte mbishkrime me fjalen "hakmarrje" dhe ishte pikturuar ylli i Davidid.Ky ishte sulmi më i rëndë i kryer nga izraelitët, që kur një i ri palestinez u dogj për vdekje në Jerusalem një vit më parë./Oranews.tv/