Kroacia feston 20 vjetorin e operacionit "Stuhia"
Të martën, më 4 gusht, Kroacia do të mbajë një paradë ushtarake në kryeqytetin e saj Zagreb me rastin e 20 vjetorit të operacionit Stuhia, një ofensivë ushtarake 4 ditore që i dha fund luftës së nisur nga viti 1991 deri në 1995. Mëngjes, 4 gusht 1995, ushtria kroate nis ofensivën e saj me artileri të rëndë dhe këmbësori të gjerë për të mbrojtur territorin e pushtuar për katër vjet nga rebelët serbë. Sulmet nisën në qytetet kryesore serbe, të mbrojtura nga UNMIK në rajonin e Krajinës së Kninit, një terren malor që shtrihet nga jugu i Zagrebit pothuajse deri në Adriatik. Operacioni, në të cilin u përfshinë 100 mijë trupa, nisi nga Sisak dhe Karlovac në veri deri në Otoac dhe Gospiq në jug. Sulmeve ushtarke të këmbësorisë dhe atyre ajrore kroate, serbët e Krajinës iu kundërpërgjigjën me breshëri armësh. NATO i kërkoi Kroacisë të mbrojë nga sulmet paqeruajtësit e OKB pasi një ushtar danez u vra dhe 2 polakë u plagosën. Në më pak se katër ditë ushtria kroate rimori të gjithë territorin e Krajinës, duke shkaktuar një largim masiv të banorëve të zonës. Mbi 200 mijë serbë të krahinës u larguan në Bosnjë dhe Serbi. Kapja e bazës së rebelëve më 5 gusht ishte edhe pjesa më interesante e operacionit, ku më vonë Kroacia e shpalli festë kombëtare këtë datë. Serbia e konsideron operacionin akt spastrimi etnik, pasi vetëm një pjesë e serbëve që u larguan nga territori më vonë u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Kroaci. /Oranews.tv/