Shqiptari vritet me thikë, pas një konflikti me një shqiptar tjetër

Një shqiptar është vrarë nga një bashkëatdhetar i tij mbrëmjen e 1 gushtit në Alessandria të Italisë. Viktima është Sabri Alija, 55 vjeç ndërsa autori i dyshuar i cili është arrestuar është Polis Hazizi, 47 vjeç.Shqiptari 55-vjeçar, Sabri Alija, ka ndërruar jetë natën e shkuar në spitalin e qytetit të Aleksandrias në rajonin e Piemontes në Itali. Shkaku i vdekjes është plaga e thellë e marrë në gjoks nga goditjet e një thike.Sipas policisë italiane shqiptari,Sabri Alija, është goditur për vdekje nga bashkëatdhetari i tij,Haziz Polisi, 47 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në sallën e një bingoje ku dy shqiptarët janë grindur dhunshëm për motive të dobëta.Viktima ka mbërritur në spitalin e Aleksandrisë në gjendje mjaft të rëndë e ka humbur më pas dhe jetën.Autori i vrasjes,Haziz Polisi, është arrestuar nga forcat e policisë në banesën e tij, ku i është gjetur dhe arma e vrasjes, një thikë e përmasave të mëdha