Kanabisi i lë vendin bimëve medicinale në Lazarat, banorët apel për politika sociale
Në Lazarat, tashmë e vetmja mundësi punësimi po shihet kultivimi i bimëve medicinale, si caji, rigoni apo sherbela. Banorët e këtij fshati që tashmë ka ndërruar faqe kërkojnë politika nxitëse dhe subvencione, në mënyrë që ata të kenë mundësi reale vetpunësimi.Lazarat- Mbledhja e bimëve medicinale është kthyer në një alternativë për të siguruar të ardhura për banorët e Lazaratit.Pas frenimit të kultivimit të mbjelljes së bimëve narkotike në Lazarat, mbledhja e sherebelit, rigonit, çajit etj po shihet si një mundësi për ta në kushte kur nevojiten politika sociale për punësimin e banorëve.Të moshuarit, mes lojës me letra dhe dominosë, rrëfejnë për gjendjen në fshat.“Toka që kemi poshtë me se ta punosh?! Vajti nafta me 200 lekë të reja. Ka mali bimë medicinale. Ajo është mbijetesa jonë” thotë një banor."Po vetëm me bimë do jeton unë?! thotë një banor tjetërFuçitë e dikurshme ku mbillej hashashi janë në çdo zonë të qytetit, por tashmë mbushen me ujë, ndërsa ato pak metra tokë sot gjelbërojnë nga perimet e stinës. banorët kerkojnë që përmes politikave nxitëse, Lazarati të ketë vëmendje dhe të mos braktiset, si e dhe të çelen vende pune/Oranews.tv/