Uji i Ftohtë i Tepelenës pika turistike që tërheq çdo vit më shumë vizitorë
Bukuria e Ujit të Ftohtë në Tepelenë tërheq si me magnet cdo vizitorë që vjen në jug të Shqipërisë. Në këto ditë të nxehta vere është kthyer në një pikë mjaft të frekuentuar nga turistët e huaj. Burimet natyrore rrjedhin në këtë hidromonument që gjendet në të majtë të aksit Tepelenë -Gjirokastër.Tepelenë- Uji i Ftohtë është një nga zonat turistike, që me bukurinë e saj, mirëpret në cdo kohë kalimtarët që lëvizin përgjatë aksit Tepelenë - Gjirokastër. Gjelbërimi, freskia dhe bukuria e kësaj zone, po grish vizitorë të shumtë.Uji i Ftohtë në Tepelenë, është një nga zonat me peisazhin më të veçantë, me burime të shumta uji të pastër dhe të ftohtë, prej nga ka marrë edhe emrin.Në këto ditë të nxehta vere ky destinacion është kthyer në një pikë mjaft të frekuentuar nga turistët e huaj. Burimet natyrore rrjedhin në këtë hidromonument që gjendet në të majtë të aksit Tepelenë -Gjirokastër, pak pas degëzimit që të çon në Përmet. Zhurma e ujit, dhe harlisja e bimësisë së dendur e kanë kthyer këtë vend në një stacion pushimi tepër të dëshiruar jo vetëm për udhëtarët por edhe për tursitët që vinë nga larg.“Është shumë bukur këtu. Është hera ime e parë këtu tek Uji i Ftohtë. Këtë herë do të vizitoj Beratin e Gjirokastrën” thotë një tursit.Pika turistike e Ujit të Ftohtë, frekeuntohet edhe nga të apasionuarit pas peisazheve, që nuk mund të largohen pa fiksuar në objektivin e aparateve apo kamerave pamjen e mrekullueshme që ofrohet nga perfektesia e natyrës.Zonë turistike e Ujit të Ftohtë, ndodhet 8 km në jug të qytetit të Tepelenës. Nga banorët vendas është frekuentuar edhe për tu freskuar në rrjedhën e lumit që kalon nën të.Bimësia e pasur e Parkut Natyror, e bën zonën piktoreske një nga më të veçantat duke lënë padyshim mbresa tek çdo pushues. Ndërsa njësitë e shërbimit por edhe tregëtërët ambulantë janë ata që ndiejnë më tepër përfitim gjatë shtimit të lëvizjeve, cka ka ndikuar pozitivisht në ekonomine e banorëve të zonës.[caption id="attachment_555925" align="alignnone" width="640"]
Uji i Ftohte, Tepelenë[/caption][caption id="attachment_555926" align="alignnone" width="640"]
Uji i Ftohte, Tepelenë[/caption][caption id="attachment_555927" align="alignnone" width="640"]
Uji i Ftohte, Tepelenë[/caption][caption id="attachment_555928" align="alignnone" width="640"]
Uji i Ftohte, Tepelenë[/caption][caption id="attachment_555929" align="alignnone" width="640"]
Uji i Ftohte, Tepelenë[/caption]/Oranews.tv/