Veliaj nis punën për rikthimin e shkëlqimit të Monumentit të Pavarësisë

Bashkia e Tiranës ndërmerr hapat për t’i rikthyer identitetin Monumentit të Pavarësisë.Mëngjesin e sotëm, 2 gusht 2015.  punonjës të bashkisë kanë nisur punën në terren me qëllim ndalimin e degradimit të këtij monumenti, i cili u kthye në epiqendër të hajdutëve të skrapit, dhe herë herë në banjo publike.Punonjësit e bashkisë do punojnë për të rregulluar pjesët e amortizuara dhe për të fshirë mbishkrimt.Vendimi u mor dje dhe sot nisi puna. Restaurimi do të zgjasë disa ditë. Vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm pasditen e sotme për të ndjekur mbarëvajtjen e punësMonumenti i vendosur në qendër të Tiranës me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ka pësuar dëmtime të mëdha brenda 3 vitesh.monumenti pavaressise3 monumenti pavaresise2 monumenti pavaresise 1Edhe pse ishte në qendër të Tiranës dhe shpesh u bë objekt i kronikave shqetësuese në media askush nuk mori masa për rikthimin në identitet të këtij monumenti i ndërtuar me pllaka prej bronzi dhe që taksapaguesve shqiptarë u kushtoi 355 mijë euro[caption id="attachment_555894" align="alignnone" width="640"]monumenti i pavaresise Si eshte demtuar Monumenti i Pavaresise[/caption][caption id="attachment_555894" align="alignnone" width="640"]monumenti i pavaresise Si eshte demtuar Monumenti i Pavaresise[/caption] /Oranews.tv/