Vëzhguesit vendorë: Financimi i fushatës shumë i kushtueshëm, jo transparent
Fushata zgjedhore e mbajtur për zgjedhjet vendore të 21 qershorit nuk ka qenë transparente .Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar më 1 gusht 2015 raportin ku theksohet se fushatat zgjedhore të subjekteve kryesorë politikë janë cilësuar si tepër të kushtueshme, krahasimisht me realitetin ekonomik që kalon Shqipëria.Ndërkohë që në të gjitha rastet theksohet se financimet janë shoqëruar me pikëpyetje dhe kritika në lidhje me ligjshmërinë e burimeve.Për krijimin e kësaj situate me përgjegjësi ngarkohet Komisioni Qendror Zgjedhor.Sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë KQZ reflekton një mospërmbushje të detyrave dhe kompetencave të tij si institucioni të cilit i ngarkohet transparenca financiare e partive politike.Në raport vihet në dukje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse konstaton shkelje nuk ndërmerr asnjë masë ndëshkimore dhe vazhdon të qëndrojë inaktiv duke i vlerësuar përfundimet e raporteve si pa vërejtje.Ndër të tjera në raport theksohet se mekanizmi që rreket të sigurojë garanci për mos zhvillimin e fushatave të kushtueshme dhe për të mbajtur larg figurat e inkriminuara, është bërja transparente e financave të partive politike.Kontrolli financiar i partive politike shqiptare vuan prej një niveli të lartë moszbatimi dhe mosrespektimi të ligjit.Në këtë gjendje të transparencës së financave të partive politike, koalicioni i vëzhguesve vendorë thekson se diskutimet për parime dhe vlera shumë të rëndësishme si dekriminalizimi i politikës, barazia në garimin elektoral, informimi i publikut, mbesin në kuadrin e keqpërdorimit politik dhe intelektual pa asnjë produkt në të mirën publike./Oranews.tv/