Turqi, shpërthen traktori me 2 ton eksploziv, vriten 2 ushtarë, 24 plagosen
Dy anëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi kamikaz me bombë të kryer gjatë natës nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit PKK në Agri, krahinë në lindje të Turqisë.Sipas njoftimit nga zyra e guvernatorit lokal, sulmi është kryer me një traktor të ngarkuar me dy ton eksploziv në një postë xhandarmërie në qarkun Dogubejazit, në provincën në kufi me Iranin.Të plagosurit u transferuan në një spitalin e zonës, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.Ndërkaq në një tjetër incident , në provincën Mardin, në juglindje të Turqisë, një ushtar u vra dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë kur një automjet ushtarak shpërtheu një minë, ngjarje e njoftuar nga ushtria.Sulme të armatosura nga militantët e PKK-së në juglindje të Turqisë janë rritur që nga mesi i korrikut, që kur Turqia nisi sulmet ajrore mbi kampet e PKK në veri të Irakut më 24 korrik.Kryeministri Ahmet Davutoglu e ka quajtur një "luftë të sinkronizuar kundër terrorizmit", kurse Ankaraja zyrtare i ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përdorim bazat e saj në luftën kundër shtetit islamik.Megjithatë, deri tani shumica e bombardimeve ajrore të Turqisë kanë qenë bazat e kurdëve.Zyrtarët turq kanë thënë se sulmet kundër PKK janë një përgjigje ndaj dhunës në rritje. Që nga 20 korriku deri tani, të paktën 16 ushtarë turq kanë humbur jetën, vrasje për të cilat fajësohen militantët kurdë./Oranews.tv/