Kapen gjatë shkëmbimit të 36 kg heroine, në pranga 2 shqiptarë dhe 1 bullgar

Milano- Policia e qytetit të Milanos ka arrestuar tre trafikantë droge, shqiptarët Shahin Isufi 28 vjeç, Florian Lani 39 vjeç dhe nënshtetasin bullgar Ivan Penchev 26 vjeç.Në momentin e arrestimit ata po transportonin 36 kg heroinë me një vlerë tregu që kapërcen 2 milion euro.Korrieri bullgar po i dorëzonte këtë sasi droge, dy trafikantëve shqiptarë rezidentë në qytetin e Milanos.Heroina ishte e fshehur në automjetet me të cilat tre trafikantët udhëtonin, të tipit “Citroen C5” e “Fiat Croma”.Arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë të autoriteteve të policisë së qytetit të Milanos për të garantuar sigurinë e rendin e qytetit në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Expo 2015”.Droga ishte e fshehur në disa pjesë të autoveturave të modifikuara enkas për trafikimin e lëndëve narkotike.Në parakolpet e njërës prej makinave lënda ishte pozicionuar në tuba cilindrikë që mund të fshihnin deri më 130 mijë doza.Ndërsa në automjetin tjetër heroina ishte e fshehur në brendësi të autoradios, e cila bllokohej me anë të kombinimit të një komande të lidhur me kruskotin e makinës.Automjetet “ Citroen C5” me targë të huaj e “Fiat Croma” me targë italiane rezultojnë në pronësi të personave të tjerë ndaj të cilëve policia italiane po heton ende.Gjithashtu në kontrollin e bërë në një nga apartamentet e banimit të njëri prej shqiptarëve u gjetën 100 kg kafeinë e paracetamol si lëndë përdoruese në përzierjen e dozave të drogës, një laborator i vogël për përgatitjen e paketimin e lëndës narkotike si dhe 80 mijë euro para të thata.[caption id="attachment_555791" align="alignnone" width="414"]8 Droga e fshehur ne parakolpet e makines[/caption][caption id="attachment_555792" align="alignnone" width="411"]7 Polici gjate kerkimit te droges se fshehur[/caption][caption id="attachment_555793" align="alignnone" width="411"]6 Autoradioja, vendi i dyte ku ishte fshehur droga[/caption][caption id="attachment_555794" align="alignnone" width="411"]5 Sasia e droges qe u gjet e fshehur ne parakolpet e njerit prej mjeteve[/caption][caption id="attachment_555795" align="alignnone" width="411"]4 Laboratori i droges qe u gjet ne banesen e njerit prej shqiptareve te arrestuar[/caption][caption id="attachment_555796" align="alignnone" width="411"]3 80 mije eurot qe iu gjeten ne banese njerit prej shqiptareve[/caption][caption id="attachment_555797" align="alignnone" width="411"]2 36 kg heroine qe iu sekuestruan tre trafikanteve[/caption][caption id="attachment_555798" align="alignnone" width="411"]1 Njeri nga mjetet ku u gjet droga[/caption]