Turizmi në Shqipëri, tre chartera në javë nga Polonia, Çekia e Sllovakia

Në kulmin e sezonit turistik, qindra turistë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Turistët cek kanë pronotuar paketa tustike masivisht nga muaji qershor deri në shtator. Agjensitë tursitike kanë mundësuar që për herë të parë në cdo javë në aeroporin e rinasit të ulen 3 avion charter me turistë të huaj ndërsa rezervime të tilla të ketë deri të 2016.Në aeroportin ndërkombëtar të Rinas-it, në një ditë qindra persona ngarkojnë valixhet, mes tyre shumë shqiptar që vendosin të kalojnë pushimet e verës në një vend tjetër larg Shqipërisë.Por kjo nuk është e vetmja panoramë që ofron Shqipëria në të vetmen pikë hyrëse- dalëse të transportit ajror.Qindra shtetas të huaj kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar me paktea të plotë 1 javore me koncetin all inclusive.Operatorët turistikë shqiptarë për herë të parë kanë bërë të mundur të shesin paketa pushimesh për tre chartera në çdo javë ku të huaj kryesisht nga Çekia, Polonia dhe Sllovakia kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuarEksperienca e tyre në Shqipëri sapo ka nisur. Suzan Bunatorva është një nga 55 turistët e tjerë çekë që u kanë besuar paketave turistike shqipatre. Në sytë e saj, shqipëria është vendi më i varfër në Europë, por në kontrast me këtë vendi është kthyer në " hit" për turizëm.Kam lexuar se është vendi më I varfër në Europë dhe monedha e tij është lekë. Kam ardhur për ta vizituar Shqipërinë pasi tani është vend shumë I pëlqyeshëm për turistët çek. Do të rrimë në bregdet dhe do të vizitojmë Krujën” thotë ajo.Të tjerë turistë e njohin Shqipërinë nga shkëmbimet tregtare gjatë kohës së komunizmit dhe asgjë më shumë por megjithatë kanë zgjedhur tia besojnë shpenzimet dhe ditët e tyre këtij vendi“Një miku im më sugjeroi dhe më tha që është një vend shumë i bukur” thotë një turiste tjetërNë autobus përkthyesja dhe drejtuesit e kompanisë i kanë udhëzuar duke i dhënë informacionin baze për destiancionin, temperaturat dhe kohën e udhëtimit.Ndërsa me të mbëritur në aeroport ata marin edhe broshuara informuese.Adminsitratorët e kompanisë të udhëtimit thonë se pronotimet janë përtej prishtmërive dhe se vrasja e të rinjve cek, në fillim të muajit korrik, nuk ndikoi negativisht te rezevervimet.Fatmirësisht edhe Ministria e Jashtme Çeke bëri një deklaratë shumë pozitive, pasi ngjarje të tilla ndodhin kudo jo vetëm në Shqipëri. Për hir të së vërtetës më keq reaguam ne sesa ata. Ne nuk e ndjemë tek rezervimet”Destinacioni i parë është Durrësi, bregdeti i Adritatikut. Ajo që është interesante se bashkë me bregdetin pushuesit do të vizitojnë edhe zonat arkeologjike për të mësuar pak edhe nga historia e vjetër si në Durrës dhe në Krujë.Lajm i mirë për të ardhmen e turizmit shqiptar është se paketat e tilla me charter do të vijojnë deri në 15 shtator ndërsa operatorët turistikë kanë arritur të sigurojnë prenotime të ngjashme edhe për vitin e ardhshëm./Oranews.tv/