Mbetjet e avionit malajzian mbërrijnë në Francë
Një pjesë e mbeturinave, që ekspertët besojnë se i përkasin avionit të linjës Malaysia Airlines ka mbërritur në Paris nga ishulli francez, ku u gjet të mërkurën e kësaj jave.Objekti, që besohet të jetë pjesë e njërit krah të MH370, u dërgua në kryeqytetin francez nga ishulli Reunion në Oqeanin Indian.Nga aty mbetjet do të transpotohen në një laborator të ministrisë së mbrojtjes në Tuluzë për t’iu nënshtruar analizës.Boeing 777 i Malaysia Airlines që udhëtonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit u zhduk më 8 mars të 2014 me 239 pasagjerët dhe ekuipazhin në bord.Që atëherë, ekipet autraliane të kërkimit janë përqendruar në një sipërfaqe të gjerë në pjesën jugore të oqeanit Indian, 4 mijë kilometra në lindje të Reunion, në lindje të Madagaskarit.Sipas ekspertëve, objekti i gjetur në plazh, rreth dy metra, mund të jetë një pjesë e lëvizshme e krahut të një Boeing 777.Një ekip nga Malaysia Airlines ka mbërritur tashmë në Tuluzë dhe zyrtarët francezë thonë se analiza e pjesës duhet të fillojë të mërkurën e ardhshme.Martin Dolan, kryesues i operacioneve të kërkimit shprehet i bindur se objekti i gjetur i përket avionit të zhdukur nga radarët 8 marsin e vitit të kaluar.Ende sot, pas 1 vit e gjysëm , ende nuk dihen shkaqet dhe rretahanat e aksidentit, duke shënuar misterin me të madh në historinë e transportit ajror. 