Operacioni s'ndalet/ Asgjësohen parcela me kanabis në Lezhë, Vlorë, Shkodër e Kolonjë
Vijojnë nga jugu në veri operacionet për asgjësimin e parcelave me kanabis. Policia informoi sot për aksione në Vlorë, Shkodër, Kolonjë, Lezhë. Lezhë - Gjatë ditës së djeshme në Lezhë janë asgjësuar 700 rrënjë bimë narkotike të dyshuara “Canabis Sattiva”. Dy parcelat u gjetën në fshatin Selitë, Kurbin, në vendin e quajtur Shpati i Malit.Kolonjë- Operacioni u kodua “Langarica 2015”. Asgjësohen 2650 bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela.Në pyllin e fshatit Mbreshtan, Dermar (Kolonjë u gjetën dy parcela të kultivuara, me bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva. Në parcelën e parë u konstatuan 1750 rrënjë të lartësisë që variojnë nga 20-70 cm. Ndërsa në parcelën e dytë 900 kubike të cilat kishin nga një fidan me tre gjethe, me lartësi rreth 3 cm të përgatitura për mbjellje.Vlorë - U zbulua një parcelë me 552 rrënjë kanabis në fshatin Kallarat. Bimët narkotike u zbuluan në mesin e pyllit të këtij fshati, né vendin e quajtur "Brodan", ku u gjetén keto rrenjé kanabis, të mbjella né njé parcelé té hapur posaçërisht për mbjelljen e këtyrë bimëve narkotike, me lartësi qé varionin nga 30 cm deri në 180 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.Shkodër- Janë asgjësuar 1242 bimë. Në fshatin Gegaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 5 parcela me 272 rrënjë bimë narkotike te dyshuara si Canabis Sattiva.Në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 6 parcela me 294 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sattiva.Në fshatin Barcoll, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 5 parcela me 676 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa./Oranews.tv/