Ushtria izraelite vret të riun palestinez

Ushtarët izraelitë vranë një të ri palestinez pranë vijës kufitare në veri të Rripit të Gazës.Lajmi u konfirmua nga autoritet mjekësore palestineze, teksa zëdhënësja e ushtrisë izraelite deklaroi se disa persona u afruan në pika të ndryshme të vijës kufitare dhe nuk iu përgjigjën thirrjeve të autoritetve për të ndaluar.Ajo tha se grupi i të rinjve hodhi gurë dhe sende të tjera mbi pengesën e sigurisë dhe se ushtarët përpara se të ekzekutonin njerin prej tyre, kanë shtenë në ajër si një formë paralajmëruese që ata të largohen nga muri i sigurisë.Autoritet e spitalit të Gazas indentifikuan viktimën si Mohamed al-Masri, 17 vjec. Dhjetra palestinezë morën pjesë në funeralin e të riut.Mushir al-Masri, zyrtar i Hamasit tha se vrasja e adoleshentit është incidenti i radhës, teksa dy ditë më parë një foshnje 18-muajshe u dogj nga izraelitët, pasi banesës ku ajo ndodhej iu vu zjarri qëllimisisht. Prindërit dhe vëllai i madh i fëmijës janë në gjendje kritike për jetën.Ai tha se Izraeli po thyen të gjitha rregullat dhe marrëveshjet e armëpushimit, dhe rezistenca do të vendosë se si do të reagojë pas këtyre krimeve sioniste.Por armiku duhet të kuptojë se çmimi është duke u rritur çdo ditë dhe se ai do të përballet me të njëjtën gjë."Gjaku palestinez është i çmuar", tha ai.Sulmi është dënuar gjtihashtu nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera./Oranews.t/