Festa e Lakrorit, nga Korça, për herë të parë zhvendoset në Boboshticë

Për herë të parë pas 8 vitesh festa tradicionale e lakrorit është zhvendosur nga Korça në fshatin Boboshticë, rreth 3 kilometra larg qytetit.Dhjetra banorë të zonës por edhe turistë të huaj u bënë pjesë e festës që zgjati deri në mbrëmje vonë, në një atmosferë mikpritjeje dhe këngësh qytetare.Shtrirja e festës së lakrorit me dy peta edhe nëpër fshatra, sipas banorëve do të ruajë vazhdimësinë e traditës korçare.Në festë u serviren edhe gatime karakteristike të Boboshticës, fshati i njohur për larmishmërinë në kulinari.Grupet turistësh të huaj shijuan gatimet tradicionale."Shqipëria është një vend i bukur, dhe ne na pëlqen këtu. Takojmë njërëz, provojmë gatimet tradicionale të Shqipërisë, si kemi provuar kurrë më parë. Na pëlqen kjo festë, jemi bërë pjesë e saj” thotë një turist.Me ndarjen e re territoriale, bashkia e re e Korçës tashme shtrihet edhe në fshatra të njohura për traditën dhe tërheqjen turistike si Voskopoja, Dardha , Vithkuqi.larkori larkoso lakror lakroso lakrori2 lakrori korce1