Vijojnë kërkimet për 14 vjeçarin e mbytur në lumin Buna

Po vijojnë me intensitet kërkimet për të gjetur trupin e 14 vjecarit me iniciale A.K, i mbutur pasditen e së premtes, 31 korrik, në ujërat e lumit Bunë në Shkodër.Polumbarë nga Tirana, kanë ardhur për të mundësuar gjetjen e trupit, i cili, dyshohet të ketë ngecur në bimësinë e dëndur nënujore.Familjarët e adoleshentit të mbytur, thanë jashtë kamerave për Ora News, se i kanë vijuar kërkimet vet gjatë natës, pasi u ndërprenë nga policia e Shkodrës.14 vjecari A.K. u mbyt te këmbët e urës së Bahcallëkut në Shkodër, teksa është hedhur nga ura, bashkë me shokët e tij.Sipas dëshmisë së një prej tyre, viktima u ka kërkuar ndihmë duke thënë se nuk ndihej, mirë, dhe më pas u përpi nga rrjedha e lumit.Ndonëse bashkëmoshatarët u përpoqën ta ndihmonin, nuk mundën për shkak të rrymave të forta dhe ujit të ftohtë.[caption id="attachment_555674" align="alignnone" width="640"]mbytja 14vje Ne foto : Vijojne kerkimet per 14-vjecarin e mbytur[/caption]/Oranews.tv/