Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonat malore të Blue Mountains

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonat malore të Blue Mountains në Australi.Zjarri i madh kërcënon shtëpitë e banorëve, teksa erërat e forta po nxisin përhapjen e tij me shpejtësi.Më shumë se 100 zjarrëfikës janë angazhuar në neutralizimin e flakëve teska banorët kanë qëndruar zgjuar gjithë natën në mbrojte të pronave të tyre."Nuk kemi fjetur asnjë minutë gjatë gjithë natës, këmi qëndruar zgjuar nga frika e zjarrit, thotë një banor vendas, Richard Kazmierczak.Zjarret në dimër janë të pazakontë, por autoritet mendojnë se shkak i tyre mund të jenë reshjet e pakëta në muajt e fundit."Është mot shumë i thatë në këtë stinë. Edhe pse jemi në dimër, moti pa rreshje është një nga faktorët që nxit zjarret në male, thotë Mick Metcalf nga ekipi i zjarrfikësve të zonës.Forcat zjarrëfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri të lartë në këto ditë për të lehtësuar situatën dhe mbi të gjitha për të mbrojtur jetën dhe pronat e banorëve.150801_tdy_fire4 150801_tdy_fire1