Driloni pika turistike e preferuar për të huajt në Pogradec

Driloni ka qenë dhe mbetet një ndër pikat tërheqëse për turistët që frekuentojnë Pogradecin.Kjo për faktin se ofron një natyrë të mrekullueshme dhe me ajër të pastër, Turistët vendas por dhe të huajt e pëlqejnë shumë dhe nga viti në vit zona vizitohet nga më shumë turistë të cilët njihen me të nëpërmjet internetit apo guidave që agjenci të huaja kanë bërë në Shqipëri.“Ne vijmë nga Franca kemi ndërmarrë një tur 10 ditor nëpër Shqipëri. Ndaluam në Tiranë e më pas në Elbasan, sot jemi në Pogradec dhe erdhëm të vizitojmë këtë vend të mrekullueshëm. Natyra, ajri qetësia janë fantastike. Do të vizitojme edhe Tushemishtin e më pas do të vijomë në Korçë, Leskovik, Sarandë, Gjirokastër dhe Butrint. Keni vërtet vende të mrekullueshme” thotë një turist .Edhe bizneset pohojnë se numri i të huajve këtë vit ka shënuar rritje dhe preferojnë gatimet tradicionale si peshk, lakror.Por institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë për më shumë investime./Oranews.tv/