PD: Rama koncesion 61 milion euro mikut të tij për shërbimin e dializës
Partia Demokratike denoncon një skemë abuzimi sipas saj nga kryeministri në sistemin e shëndetësisë.Akuzon kreun e qeverisë se të hënën e 3 gushtit, do të japë me koncesion 61 milionë euro shërbimin e dializës.“61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional ” denoncoi paraditen e 1 gushtit, PD përmes zëdhënëses së saj Orjela Nebijaj.Sipas dokumentit që opozita vë në dispozicion projekti me kohëzgjatje 10 vjeçare do të zhvillohet në 5 spitale të Shqipërisë: Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë, Elbasan.PD akuzon më tej duke thënë: “Edi Rama jo vetëm po i jep 61 milione euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve”.Sipas PD Edi Rama e ka shndërruar shëndetësinë në minierë përfitimesh financiare me koncesionet e njëpasnjëshme që po jep për miqte dhe donatorët e tij.“Premtoi shëndetësi falas por pas dy vitesh shëndetësia është bërë pazari më i madh në vend, kushtet janë në ditën më të keqe, qytetarët po paguajnë më shumë se asnjëherë tjetër, shërbimi është skandaloz, ndërsa miliona euro po përfundojnë në xhepat e klientelës.Kudo në çdo sektor të shëndetësisë, Edi Rama po zbulon biznese milionash me skema mafioze të rimbursimit të ilaçeve e me koncesione që i përfitojnë të afermit e kryeministrit.”PD e quan goditjen më e madhe që i është bërë shëndetësisë me pasoja të rënda që do kërkojnë shumë kohë e mund të rikuperohen dhe paralajmëron se do ta anulojë koncesionin.“Partia Demokratike nuk do ta lejojë këtë biznes monstruoz me jetën e qytetarëve të vendit. Ne garantojmë qytetarët se do të anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe do vemë para ligjit përgjegjësit sapo qytetarët të na japin besimin e tyre për të drejtuar vendin.” 
/Oranews.tv/