PD thirrje Veliajt: Lëre shown, mblidh këshillin bashkiak për banesat sociale
Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli i vlerëson show mediatik daljet publike të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe i kërkon atij të nisë mënjeherë nga puna. Në një deklaratë për mediat, Olli tha se duhet të ndahen banesat sociale të cilat janë ndërtuar për një viti për 200 familje, por procesi është bllokuar nga të majtët.Në emër të këshilltarë bashkiakë të PD-së dhe aleatëve të opozitës, kreu i tyre, Leonard Olli i bëri thirrje kryetarit të bashkisë Erion Veliaj të lërë mënjanë shown mediatik dhe të thërrasë në mënyrë urgjente mbledhjen e këshillit bashkiak për shpërndarjen e banesave sociale.Përmes një deklarate për shtyp paraditen e 1 gushtit 2015, të mbajtur para bashkisë së Tiranës akuzoi kryeministrin Rama se prej një viti mbajti të bllokuar procesin e shpërndarjes së banesave sociale dhe tani vijon zvarritjen.Leonard Olli: “I kërkojmë të heqë dorë nga show mediatik dhe të nisë menjëherë shpërndarjen e banesave sociale e bllokur nga shefi i tij politik. Prej më shumë se 5 muajsh mbi 200 familje që kanë përfituar këto banesa privohen nga e drejta më humane të kenë një strehë banimi. Është e turpshme që shefi i tij politik ka bllokuar prej një viti këtë procedurë dhe tani e zvarrit. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë të heq menëjherë dorë nga show dhe të thërras"Vetë Erjon Veliaj premoti në fushtë elektorale, shpërndarjen e banesave sociale brenda 100 ditëve të para të punës në bashki.Banesat e bllokuara prej 2000- Janë gati 384 apartamente që qëndrojnë bosh dhe të mbyllura në Shkozë, pranë ish-uzinës së autotraktorëve, ndërkohë që numri i të pastrehëve në kryeqytet është mbi 11 mijë.Këto banesa nisën të ndertohen që në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama, por u morën në dorëzim nga Bashkia e Tiranës në shkurt të vitit 2015.Shpërnarja e tyre u bllokua me një vendim të këshilltarëvet ë majtë në këshillin bashkiak, që vlerësuarn se mbi 500 familje që kishin aplikuar për banesat sociale kishin mangësi dokumentacioni.Hapësirat në këto hyrje variojnë nga 1+1 deri në 3+1 dhe pagesa e qerasë mujore është më e lirë krahasuar me qeratë e tregut. Qeraja për një hyrje është nga 4-10 mijë lekë./Oranews.tv//Oranews.tv/