Mungon rruga, pika turistike e Byshekut në Elbasan lihet në harresë
Pika turistike e Byshekut, një vend mjaft i frekuentuar para viteve 90, sot duket një destinacion i largët, gati i përjashtuar nga destinacionet turistike. Mungesa e investimeve në infrastrukturë, penalizon zhvillimin e turizmit, të zonës, ku janë bërë bashkë, uji, mali dhe fusha.Elbasan- Byshek, ështe një nga pikat turistike më të bukura që Elbasani. Ndodhet vetëm 5 km larg qytetit, rrethuar me rrapet shekullor, uji i ftohte i burimit, natyra e gjelberuar.Por të gjitha këto bukuri kanë mbetur peng i mungesës së investimeve në infrastrukturën rrugore. E premtuar nga çdo qeveri rruga Shushicë-Byshek vetëm 4 km është në një gjendje mjaft të keqe.Mosinvestimi cilësohet dhe nga qytetaret si shkaku kryesor për mosfrekuentimin e kësaj pike turistike.Por ata që e ndjejnë më shumë mungesën e investimeve janë biznesi i vogël, përfaqësues të së cilit thonë se mbeten në shprese se qeveria do të "zgjohet", për ti dhënë zhvillim turizmit[caption id="attachment_555614" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga Bysheku[/caption]