Turisti që shpenzoi 5 milionë euro për 7 ditë në Greqi

Për Greqinë e mbytur nga borxhi çdo turist që shpenzon qoftë dhe disa euro për pushime është një bekim. Ndërsa një turist që shpenzon 5 milionë euro në një javë gati mund të thuhet se pushimet e tij zgjidhin krizën e borxhit.Bëhet fjalë për mbretin e Marokut, Mohammed VI,i  cili së bashku me bashkëshorten Lalla Salma kaluan 7 ditë pushime në zonën Ilia, në brigjet perëndimore të Peloponezit.Mbreti, (i cili sipas Forbes është njeriu më i pasur në Afrikë, ka një pasuri që shkon deri në 7 miliardë dollarë) kishte mbërritur në Greqi të mërkurën e javës së kaluar i shoqëruar nga bashkëshortja e dy djemtë e tij si dhe nga ambasadori i Marokut në Greqi.Mbreti kishte pas dhe shpurën e rojeve personale e cila përbëhej nga 70 burra e gra, truprojet si dhe 50 agjentë të policisë greke.Për pushime sa më komode të mbretit dhe shpurës së tij në ishull janë dërguar frone, tapetë të kuq, tenda, mermerë, portrete të mbretit dhe mijëra objekte të tjera si dhe shumë ushqime dhe pije.Pjesa më e madhe e plazhit ku pushoi familja mbretërore ishte rezervuar ekskluzivisht.Borxhi i Greqisë kap vlerën e 323 miliardë eurove.C_4_articolo_2125547_upiImagepp /Oranews.tv/