Rrëzohet avioni i familjes së Bin Laden, mes të vdekurve njerka e motra e Osama
Njerka dhe motra e Osama Bin Laden janë mes 4 të vrarëve nga rrëzimi i avionit privat në pronësi të familjes së Bin Laden. Aksidenti ndodhi paditen e djeshme të 31 korrikut 2015 teksa avioni po zbriste në një aeroport jashtë Londrës.Ka ndodhur në Hampshire në Britaninë e Madhe. Avioni po përpiqej të zbriste në aeroportin e Blacblushe por për arsye ende të panjohura është rrëzuar në parkim duke shkaktuar dhe shkatërrimin e disa makinave.Avioni me vlerë 7 milion paund prodhim brazilian shpërtheu pas përplasjes duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe të tre pasagjerëve të tij.Mediat arabe bëjnë të ditur se njerka dhe motra e Osama Bin Laden janë mes viktimave.Gjithashtu i vdekur ka mbetur piloti jordanez i avionit.Nga përplasja janë shkatërruar rreth 15 makina. Ambasada e Arabisë Saudite përcolli ngushëllimet e saj familjes së Bin Laden për humbjen.Përplasja nuk po hetohet si cështje që ka lidhje me terrorizmin.Avioni privat ishte nisur nga Malpensa e Italisë.Vendi ku u djeg avioni


[caption id="attachment_555497" align="alignnone" width="634"]
Edhe vëllai më i madh i Bin Laden, Salem,(ne te djathte) gjeti vdekjen në një aksident ajror në SHBA më 1988[/caption] /Oranews.tv/