Tenton t'i fusë në burg të vëllait dy fletë-sharre, arrestohet 38-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2015, 22:32
Ka tentuar të fusë në burgun e Shënkollit dy fletë-sharre, por është vënë në pranga nga policia e Lezhës.38-vjeçari, Edi Gjoni, u vu në pranga në flagrancë në momentin që i dërgonte vëllait të tij që vuan dënimin në burgun e Shën Kollit një çantë me ushqime.Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dy fletë sharre, të cilat ju sekuestruan nën cilësinë e provës materiale. 38-vjeçari akuzohet për "Dhënie ndihmë të burgosurit për largim".Mësohet se i vëllai i tij është dënuar për vjedhje me dhunë.