Në Lezhë digjen 15 hektarë me pemë frutore, riaktivizohet zjarri në Gur të Spaçit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me pemë fruture të ndryshme në fshatin Baqel të Komunës Blinisht në Lezhë.Zjarri është pikasur nga disa banorë të zonës rreth orës 15:00 të së premtes, ndërsa në lidhje me ngjarjen janë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.Ata kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndërhyrë në shuarjen e flakëve.Zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë, duke bërë që të përhapet me shpejtësi të gjithë kodren me pemë frutore.Puna e zjarrfikësve është përqëndruar pranë banesave të rrezikuara, ndërsa është dashur rreth 5 orë operacion që flakët e zjarrit të vihen nën kontroll.Dëmet e shkaktuara kapin një vlerë të konsiderueshme, pasi janë djegur të pakten 15 hektarë me pemë të ndryshme që ishin në pronësi të një fermeri të zonës.Policia dhe zjarrfikësit kanë nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa dyshimet e para janë për ndonjë pakujdesi të ndonjë përsoni i cili mund të ketë hedhur cigaren e ndezur pranë kodres në fjalë.Gjithashtu është bërë e ditur se është riaktivizuar sërish zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në zonen pyjore të Gur Spaçit në Mirditë.Kanë qenë banorë të zonës të cilët pasditën e së premtes kanë vënë në alarm zjarrfikësit, pasi zjarri ka qenë shumë pranë banesave, duke rrezikuar 6 prej tyre.Zjarrfikësit e Mirditës kanë shkuar menjëherë në fshatin e thellë malor të vetem, ndonëse në një terren tepër të vështirë.Ata kanë luftuar të vetem me flakët pa ndihmen e asnjë autoriteti tjetër përgjegjës, duke bërë që të shmanget rreziku.