Zhduket me vajzën 5 muajshe, policia britanike në alarm për shqiptaren

Një shqiptare 24-vjeçare sëbashku me foshnjën e saj 5 muajshe rezultojnë të zhdukura në Everton të Britanisë së Madhe që prej 7 korrikut.Policia britanike është vënë në alarm pasi prej rreth një muaji nuk ka asnjë informacion për të renë, që sipas autoriteteve është nga Shqipëria.Disa fqinj të saj e kanë parë 24-vjeçaren Anisa Lamaj dhe foshnjën e saj Medine ditët e fundit të qershorit dhe më pas askush nuk di gjë për vendndodhjen e saj, madje mediat shkruajnë se nuk dihet as kush është bashkëshorti i saj dhe as kush ka bërë denoncimin për zhdukjen e shqiptares.Policia ka publikuar të dhënat e shqiptares në faqen e saj në twitter, një vendim që merret vetëm në rastet vërtet shqetësuese për auroritetet dhe kërkon ndihmën e gjithë personave që mund të kenë dijeni për vendodhjen e 24-vjeçares shqiptare apo ndonjë informacion me vlerë për gjetjen e saj.